Mitrovicë: Operacion i suksesshëm, prokuroria konfiskon 1 kamion birra

Gjatë ditë së djeshme Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një aksion me ç’rast ka sekuestruar një kamion me birra dhe një kombi me mall që vlera ende nuk i dihet.

Sipas një komunikate për media për këto raste janë ngritur 2 aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar përkohësisht: Një (1) kamion me birra; Një (1) kombi me mall ku vlera ende nuk dihet”, thuhet në komunikatë.