Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Sekiraqa arrestohet për grabitje

Një anëtar i familjes Sekiraqa është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Prishtinë.

I njëjti sipas policisë është i dyshuar për disa raste të grabitjeve.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë në ikje ka shkaktuar aksident trafiku.

Sipas policisë gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur një elektroshok, ndërsa gjatë verifikimit i njëjti është i dyshuar për disa raste grabitje.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për shkaktim të aksidentit, armëmbajtje pa leje dhe moszbatim i urdhrave të zyrtarit policor.

Ndërkohë, zyra për informim në rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se i arrestuari  H.S., 33 vjeçar është ndaluar gjatë ikjes nga policia në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht brenda një lokali.

Në lidhje me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor edhe 10 persona të tjerë të cilët ndodheshin në lokal.

Policia ka shoqëruar edhe 10 persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.