Isa Mustafa e Sebastian Kurz në një takim të mëhershëm në Prishtinë. Foto: ZKM

Sebastian Kurz dhe ÖVP Falënderojnë Isa Mustafën

Një ditë pasi fitoi zgjedhjet në Austri, lideri i OVP-së, Sebastian Kurz, e ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili e ka uruar atë për fitoren në zgjedhje.

Mustafa, në rrjetet sociale e ka uruar Sebastian Kurz-in dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP), duke theksuar se fitorja e tyre është lajm i mirë për Europën, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e mëtejme të Austrisë për Kosovën.

Kancelari i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Partia Popullore Austriake, e kanë falënderuar kryetarin Mustafa për urimet.

Gjatë fushatës elektorale, Sebastian Kurz,  në profilin e tij në Facebook, ka plasuar një video deklaratë mbështetëse të kryetarit Isa Mustafa dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku flitej për kontributin e Kurz për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

LDK-ja është anëtare e EPP-së së bashku me ÖVP-në Austriake dhe shumicën e partive të qendrës së djathtë të Evropës.