Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK. Foto: Kallxo.com

SBASHK paralajmëron protestë të shtunën

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kanë dhënë ultimatum për ndryshimin e projektligjit për paga ose protestë.

“SBASHK duke dëgjuar zërin  e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar  me një protestë të shtunën, më 8 shtator ,  para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Sipas sindikatës ky projektligj do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e sektorit publik, por jo edhe për sektorin e arsimit  dhe atij të kulturës .

“Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues , degradues e nënçmues ndaj  të punësuarve në arsim dhe kulturë.  Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin  e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar  me një protestë të shtunën, më 8 shtator ,  para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, thuhet në njoftim.