Sadik Paçarizi: Çadrën e Kërkoi Prokurori

Sadri Paçarizi, babai i të akuzuarit Granit Paçarizi, ka rrëfyer për “Drejtësia në Kosovë” ditën kur prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga ia ka kërkuar një çadër për kopsht.

Ai ka rrëfyer momentet e takimit i cili thotë se u mbajt gjatë kohës kur djali i tij po hetohej nga vetë prokurori Hamitaga dhe kërkesën që prokurori e kishte për të marrë njërën nga çadrat e terasës së restoranit që është në pronësi të Paçarizëve.

Sadri Paçarizi ka treguar se si ishte transportuar çadra dhe faktin se prokurori pas një dite e kishte kthyer atë për shkak se “nuk i kishte pëlqyer”.

Paqarrizi ka treguar edhe se si shoferi i prokurorisë, Luan Delili, e ka bartur çadrën me makinën e tij personale.

Këto akuza siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, i ka mohuar prokurori Hamitaga.

Ai ka thënë ta ketë marrë çadrën para se të jetë prokuror në rastin e Granit Paçarizit duke pretenduar se takimi kishte ndodhur në kohën kur ai ishte avokat.

Sipas ligjit, prokurorët nuk guxojnë të marrin favore nga persona të afërt me persona të cilët janë duke i ndjekur penalisht.

Për dy javë rresht Drejtësia në Kosovë ka raportuar për dyshime të forta korrupsioni në Prokurorinë e Prizrenit.

Gjatë emisioneve janë transmetuar pamje filmike të takimeve të sekserëve të prokurorisë me familjen Paçarizi e po ashtu janë publikuar edhe detaje e akuza për kërkesë për mito e favore.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun në vijim: