Sabri Hamiti: Të Kërkohet Lirimi i Thaçit

Deputeti i LDK-së Sabri Hamiti kërkoi që pikë e parë e rezolutës për arrestimin e Nehat Thaçit të jetë kërkesa për lirimin e tij

“Problemi themelor është që në fjalinë e parë ku nuk shkruhet ajo për çka jemi mbledhur. Do të duhej të ishte pika e parë: Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi,” tha Sabri Hamiti.

Ai gjërat tjera i konsideroi variante politike.

Fjalia e kërkuar nga Sabri Hamiti që të jetë pjesë e rezolutës u përkrah edhe nga deputetë tjerë.