Pjesa ku është mbyllur rruga Hani i Elezit - Kaçanik, Foto: Kallxo.com

Rruga Kaçanik - Hani i Elezit do të bllokohet dy herë gjatë ditës për arsye të sigurisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit do të bllokohet në dy intervale të ditës së sotme.

Kjo për shkak të disa ndërhyrjeve që do të ndërmerren, me qëllim të sigurisë në komunikacion.

Sipas këtij njoftimi rruga nacionale që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të jetë e bllokuar prej orës 9:30 deri në 11:30 dhe pasdite nga ora 13:30 deri në ora 16:00.

“Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar”, përfundon njoftimi i MI-së.