Foto: Komuna e Junikut

Rruga Junik-Nivokaz fillon të asfaltohet

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh komunën e Junikut me fshatin Nivokaz.

Komuna e Junikut ka bërë të ditur se sot kanë filluar asfaltimi i rrugës që lidh komunën e Junikut me fshatin Nivokaz.

Sipas njoftimit të Komunës së Junikut, punimet kanë filluar në praninë e zyrtarëve komuna dhe banorëve të fshatit Nivokaz.

Kryetari i Komunës se Junikut, Agron Kuçi, u ka premtuar banorëve të Nivokazit që sipas mundësive ligjore do ketë investime të cilat do ndikojnë në mirëqenien e banorëve të këtij fshati.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se kryetari i Junikut ka thënë se prioritet mbetet edhe hapja e trashimi i rrugës për bjeshkët e Nivokazit.