Rritja e Votave nuk e Shpëton Bahtirin nga Balotazhi

Agim Bahtiri, kandidat i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Mitrovicës shënoi rritje të konsiderueshme të votave në këto zgjedhje, megjithëse nuk e shpëtuan nga raundi i dytë.

Bahtiri, që mbajti postin e Kryetarit të Mitrovicës në mandatin e kaluar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori 8 mijë e 222 vota, përkatësisht 27,03 për qind të votave të mitrovicasve në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Në vitin 2013 ai kishte arritur të fitonte 6 mijë e 483 vota apo 21, 90 për qind të votave totale të atyre që votuan në Mitrovicë.

Në zgjedhjet e kaluara Bahtiri u sfidua në balotazh nga Avni Kastrati i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkaq në zgjedhjet e sivjetshme ai do të përballet me Valdete Idrizin, po ashtu nga PDK-ja që tejkaloi  Bahtirin me vota për afro 2 për qind.

Sa u përket votave për Kuvendin Komunal, AKR-ja po ashtu shënoi rritje të konsiderueshme, meqë mori 17, 48 për qind të votave në krahasim me 13.72 për qind sa i mori në 2013-ën.