Rrëmbehet Mitrovicasi, të dyshuarit kërkuan 20 mijë euro

Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi që të njëjtit kishin rrëmbyer një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas sqarimit të policisë, për lirimin e viktimës të dyshuarit kanë kërkuar përmes telefonit nga vëllai i viktimës 20 mijë euro.

Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit  dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt.