Foto: Atdhe Mulla

Rita Ora ka ardhur në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur në Prishtinë.

Siç merr vesh KALLXO.com, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka ardhur në kuadër të një aktiviteti të një organizate ndërkombëtare.

Rita Ora pritet të marrë pjesë në një aktivitet që organizohet në kryeqytet.

Herën e fundit Rita Ora ishte në Kosovë vitin e kaluar në festën për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pas qëndrimit në Kosovë, ajo kishte realizuar një video 15-minutëshe, të cilën e ka ndarë përmes kanalit youtube me miliona adhurues të saj në gjithë botën.

Rita Ora është e lindur në Prishtinë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte dekoruar yllin botëror të muzikës me titullin Ambasadore e Nderit e Kosovës.