Foto: Ilustrim
Rikthehen Vrasjet në Pejë
Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur me 17 janar të këtij viti , kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri dhe komandanti i stacionit të policisë në Pejë Ndue Nikolla ishin lavdëruar për sigurinë në qytetin e Pejës
“Tani qyteti i Pejës është i sigurt dhe pa raste të rënda siç ka qenë viteve të fundit”, kishte thënë komandanti Nikolla.
Ndërsa kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kishte përmendur ndriçimin dhe kamerat e sigurisë si zgjidhjen për problemet e sigurisë në Pejë
“Instalimi i 1997 trupave ndriçuese dhe kamerave të sigurisë ka bërë që siguria në qytet të rritet. Sot Peja është qyteti më i sigurt në Kosovë”, kishte deklaruar Muhaxheri.
Në mes viteve 2015 dhe 2016 në Pejë ishte shënuar vetëm një rast i vrasjeve dhe kjo i kishte bërë krerët e sigurisë të mburren me sigurinë.
Deklaratat e tyre për qytetin e sigurt janë vënë në pikëpyetje që nga mesi i shkurtit.
Dy persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur gjatë këtij intervali kohor.
Për fat të mirë vrasjet janë ndriçuar dhe personat e dyshimtë janë arrestuar.
Shkrimet rreth vrasjeve në Pejë mund t’i lexoni këtu.