
Kallxo 360: Rihapet Rasti i Rrahjes së Deputetëve
15.4.2016 - 14:51
Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka marrë vendim në rastin e incidentit të përleshjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 2012.
Të akuzuar në këtë rast janë deputetët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi e Visar Ymeri bashkë me vozitësin Besfort Bujupi ndërsa në cilsinë e të dëmtuarit është deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu- Kamishi
Sado që ishte paralajmëruar shpallja e aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues tha sot se ka marrë vendim që ta rihapë rastin në shqyrtim për ta dëgjuar edhe një herë ekspertin e mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, pasi që në ekspertizën e parë “janë vërejtur paqartësi”.
Seanca e radhës do të mbahet më 20 prill.