Vendimi për Rrahjen e Deputetëve më 25 Prill

Mjeko-ligjori Gërxhaliu sqaroi në gjykatë ekspertizën e tij.

Mjeku Gërxhaliu duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Rexhep Selimi, tha se lëndimet e të dëmtuarit Bekim Haxhiu nuk janë ekzaminuar nga mjekësia ligjore.

‘Jo, në mjekësi ligjore nuk është bërë ekzaminimi ligjor. Ekspertiza është bërë në bazë të raportit të ardhur nga QKUK-ja,” tha Gërxhaliu.

Ngase nuk e ka bërë ekzaminimin kjo mjekësi, Gërxhaliu tha se nuk mund të flasë për mjetet me të cilat iu shkaktuan lëndimet Bekim Haxhiut.

Megjithatë, Gërxhaliu tha se në bazë të raportit të ardhur nga QKUK-ja, i dëmtuari ka pasur lëndime të lehta trupore që nuk ia kanë prekur organet vitale.

Gërxhaliu deklaroi se Haxhiu kishte vetëm skuqje të syve.

I pari në Pallatin e Drejtësisë për këtë seancë erdhi deputeti Bekim Haxhiu, ndërsa më pas arritën edhe Rexhep Selimi, Visar Ymeri e Besart Bujupi.

90a623a8ebacdbdd64939dfdc92d45645c51c95d24ecf27bcbbc9f19af80e5b0_full

Visar Ymeri erdhi në gjykatë i shoqëruar nga policia.

Vendimi për sulmin ndaj deputetit Bekim Haxhiu nga deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi ishte paraparë të merrej më 15 prill, por atë ditë gjykata vendosi që rasti të rihapej.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, rasti u hap për ta dëgjuar edhe një herë ekspertin e mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, pasi që në ekspertizën e parë “janë vërejtur paqartësi”.

Të akuzuar në këtë rast janë deputetët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi e Visar Ymeri bashkë me vozitësin Besfort Bujupi, ndërsa në cilësinë e të dëmtuarit është deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu- Kamishi.

Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Kjo gjë sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.

Për ish-deputetin Florin Krasniqi procedura është veçuar pasi që gjendet jashtë shtetit.