Rasti Stenta, seanca gjyqësore ndaj Ferid Aganit & Gani Shabanit - 05.07.2018

Rasti 'Stenta', ish-ministri Agani sot para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin “Stenta”, ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Ferid Agani, si dhe ish-sekretarit të MSh-së Gani Shabani.

Procesmbajtësi i është kthyer vendit të punës dhe seanca po vazhdon në mënyre të rregullt.

Agani e Shabani, që të dy janë pjesë e aktakuzës për rastin ‘Stenta’ ku janë të akuzuar mbi 50 persona.

Procedura ndaj Aganit dhe Shabanit është veçuar me qëllim që gjykata të optimalizojë procedurën.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale pretendon për një rrjet abuziv të mjekëve. Në Rastin ‘Stenta’ të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumën prej 504,595.00 euro, apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Shkrimet e KALLXO.com për këtë gjykim mund t’i lexoni në këtë link.