Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.
Rasti i Salih Mekajt Shkon ne Supreme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ushtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që e kishte liruar Salih Mekajn nga njëra prej akuzave që rendon mbi të.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Salih Mekajt, Destan Rukiqi.
“Prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër aktvendimit te Gjykatës së Apelit me të cilin është hedhur aktakuza për një pikë”, tha Rukiqi
Gjykata e Apelit muajin e kaluar kishte aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtjes së Salih Mekajt, duke hedhur poshtë pikën e akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një rast të fajdeve.
http://kallxo.com/sali-mekaj-pafajshem-ne-rastin-e-fajdeve/
Gjithashtu, seanca e paraparë të mbahej sot lidhur me këtë rast, është shtyrë për shkak të kësaj kërkese.
Lajmin për shtyrjen e seancës e konfimoi avokati Besnik Berisha.
Gjykimi ndaj ish- kryetarit te Gjykatës se Apelit është i mbyllur për media.
http://kallxo.com/salih-mekaj-vazhdon-te-gjykohet-ne-seance-te-mbyllur/