Gjykata e Apelit. Foto: KAllxo.com

Rastet e Korrupsionit Prioritet për Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë këtij viti thotë se i ka dhënë prioritet shqyrtimit të lëndëve të natyrës korruptive.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë njofton se gjatë këtij viti ka pasur në punë  26 raste që kanë të bëjnë me veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe korrupsionit zyrtar. Nga to, 3 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake, ndërsa 23 tjera kanë qenë të pranuara gjatë vitit 2015. Prej tyre janë zgjidhur 19 raste, ndërsa të pa zgjidhura kanë mbetur 7.

Gjithashtu edhe për vitin 2016, kjo gjykatë do të vazhdoj t’i shqyrtoj me prioritet lëndët e kësaj natyre, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe, aktualitetin dhe kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë dhe i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës nga ndonjëra prej shtatë gjykatave themelore.