Mbledhja e Qeverisë | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria: Tryeza Vërtetoi se Demarkacioni Është OK

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë debatin e zhvilluar sot lidhur me procesin e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Qeveria doli me një komunikatë pas përfundimit të debatit 12-orësh në Kuvendin e Kosovës rreth Marrëveshjes së Demarkacionit, ku u ballafaquan faktet e ofruara nga dyja taborët.

Duke e vlerësuar lartë këtë nismë të deputetëve, Qeveria thotë se faktet e thëna sot aty e konfirmojnë se Marrëveshja për shënjimin e vijës së kufirit është në përputhje me aktet ligjore të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës pas dëgjimit të çdo argumenti dhe fjale në këtë debat, vlerëson se në të ka dominuar argumentimi i cili konfirmon se procesi i shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi është bërë në përputhje me aktet kushtetuese e ligjore të Kosovës, si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira që kanë të bëjnë me kriteret dhe aspektet tjera të realizimit të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Përveç tjerash Qeveria e ka vlerësuar lartë edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie.

http://kallxo.com/delawie-kosova-ta-tejkaloje-kete-ceshtje-falso/

Krejt në fund Qeveria bën me dije se pas takimit të sotëm do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje.

Kurse pak kohë para se Qeveria të dërgojë këtë komunikatë, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen nga ora 10:00 para Kuvendit, pasi që sipas saj Qeveria po tenton ta kontrabandojë demarkacionin.

http://kallxo.com/vv-therret-qytetaret-te-mblidhen-neser-para-kuvendit/

Ndërsa edhe Qeveria do të mblidhet nesër në ora 9:00, kur pritet ta procedojë për në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit.

http://kallxo.com/qeveria-mblidhet-neser-ne-ora-900/

KALLXO.com ka raportuar live sot gjatë ditës për debatin e zhvilluar në ambientet e Kuvendit.

http://kallxo.com/gati-te-nise-tryeza-shkencore-per-demarkacionin/