Fotografi nga Google Maps mbi fshatrat Banje, Bellanice dhe Senik Foto: Google Maps

Qeveria shpronëson pronat në fshatin e Fatmir Limajt për ndërtimin e Zonës Ekonomike

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin përfundimtar për të filluar shpronësimet në fshatrat e komunës së Malishevës, Banjë, Bellanicë dhe Senik.

Njëri nga këto fshatra që do të preket nga shpronësimet është edhe fshati i zëvendës kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt.

Gazeta Jeta në Kosovë vitin e kaluar publikoi hulumtimin se si Qeveria e Kosovës po provon t’i shpronësoj tokat në këto fshatra.

Qeveria e Kosovës në qershot të vitit të kaluar kishte marrë vendim për të themeluar zonë ekonomike në këtë pjesë të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte dështuar ta themelonte në tentimin e parë këtë zonë ekonomike, pas “protestës” së ministrave të PDK-së, mirëpo disa ditë më vonë, themelimi i kësaj zone ishte votuar njëzëri nga të gjithë ministrat.

https://kallxo.com/gjnk/nisma-kerkon-zone-ekonomike-ne-fshatin-e-fatmir-limajt/

Ministrat e PDK-së, kishin deklaruar në atë kohë se krijimi i kësaj zone ekonomike do të ketë kosto milionëshe.

Themelimi i kësaj zone ekonomike ishte propozuar nga ish ministri Bajram Hasani, që në atë kohë ishte pjesë e Nismës Social Demokrate. Muaj më vonë, ai ishte liruar nga detyra e ministrit, me kërkesë të vet partisë së tij.

https://kallxo.com/qeveria-vendosi-zone-ekonomike-ne-fshatin-e-fatmir-limajt/