Skender Hyseni | Foto: KALLXO.com

Që 10 Muaj Asnjë Shkuarje në Luftëra të Huaja

Deputetja e LDK-së Alma Lama e pyeti Skender Hysenin nëse Ligji për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë Territorit të Kosovës po jep rezultat.

Hyseni ligjin e konsideroi të suksesshëm.

“Bëhet një vit që ka hy në fuqi ligji për parandalimin e shkuarjes në luftëra të huaja. Ligji ka ka dhënë rezultate evidente,” tha Hyseni.

Ai më tutje foli konkretisht për rezultatet e këtij ligji.

“Po përmbyllen 10 muaj dhe nuk është regjistruar asnjë rast i shkuarjes në konflike të huaja,” tha ministri i Punëve të Brendshme.

Ai foli edhe për proceset gjyqësore kundër atyre që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra jashtë vendit.

“Me gjuhën e numrave brenda kësaj periudhe janë ngritur 33 kallëzime penale, ndërkohë që mund të themi me bindje të thellë që ligji ka prodhu konsekuenca shumë pozitive,” tha Hyseni.

Ky ligj u miratua në mars të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/miratohet-ligji-kunder-pjesemarrjes-ne-lufterat-e-huaja/

KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht gjykimet për terrorizëm dhe dënimet që janë shqiptuar nga gjykatat.

http://kallxo.com/denohet-zeqirja-qazimi/

http://kallxo.com/7-muaj-burgim-per-samet-imishtin/

http://kallxo.com/1-vit-burgim-per-terrorizem/