Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

PZAP Hedh Poshtë të Gjitha Ankesat e AAK-së për Istogun

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP, ka hedhur poshtë 14 ankesat e AAK-së për zgjedhjet në komunën e Istogut.

“13 ankesa janë refuzuar si të pabazuara. 1 ankesë është hedhur si e palejuar”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Ndaj vendimeve të PZAP-it mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të këtij vendimi.

Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve prej momentit të dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme.

Kandidati i LDK-së në garën për kryetar të Komunës së Istogut, Haki Rugova, doli fitues pas numërimit të të gjitha votave.

Haki Rugova Fiton me 14 Vota Diferencë Ndaj Gani Dreshaj

Rugova e mposhti me 14 vota diferencë kandidatin e AAK-së, Gani Dreshajn, në rivotimin e 18 dhjetorit.