Pse po Zvarritet Hetimi për Vdekjen e 36 Vjeçares në QKUK?

Emisioni i sontëm i ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për dështimin organeve të hetuesisë për të trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur rastin e 36 vjeçares Sabrie Fazliu, e cila vdiq në vitin 2016 në QKUK.

Nga dita e vdekjes deri në momentin kur policia kishte përfunduar kallëzimin penal kishin kaluar gjashtë muaj hetime. Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, policia kishte dorëzuar një kallëzim penal më 20.07.2016 ndaj katër mjekëve me dyshimin se ata nuk e kishin kryer punën ashtu siç duhet.

Vonesat ishin pasuar tutje në Prokurorinë themelore të Prishtinë ku ende nuk ka aktakuzë të ngritur dhe kjo e ka shtyrë familjen të angazhoj avokatin Asdren Hoxha,  i cili po vazhdon të potencojë se ky rast po neglizhohet.

“Momentin kur kam marrë autorizimin, kam kërkuar që të zhvillohen me urgjencë hetimet sipas kallëzimit penal të dërguar nga policia e Kosovës në prokurori gjashtë muaj me vonë, dhe fillimisht ka qenë për habi se pse duhet kaluar gjashtë muaj për dorëzimin e një kallëzimi penal në prokurori”, tha avokati Hoxha.

“Prokuroria nuk nxjerri aktvendim për fillimin e hetimeve duke hezituar dhe duke pritë rrethana të ndryshme, prokurori kërkon nga QKUK të hartoj një raport në vendin ku ka vdes e dëmtuara dhe kjo ka qenë e habitshme për familjen dhe për mua”, theksoi Hoxha.

Intervistën e avokatit Hoxha për emisionin e plotë të “Drejtësisë në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

Linku