PSD merr pjesë në seancën për vizat të thirrur nga LDK e VV

Partia Social Demokrate ka konfirmuar se do të jetë pjesë e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga dy partitë e tjera opozitare, LDK e VV.

Shefi i grupit paralamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu ka konfirmuar për KALLXO.com se kjo parti do te jetë prezente ne ketë seancë.

“Po patjetër se do të jemi në këtë seancë”, ka thënë shkurt Sejdiu.

Kryesia e Kuvendit ka caktuar një mbledhje për orën 14:30 për ta shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve të LDK-së dhe VV-së për seancë të jashtëzakonshme e cila u thirr pas paralajmërimit të djeshëm të Komisionierit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, se vizat për Kosovën mund të mos liberalizohen para vitit 2020.