Foto:EPA/BBC

Protesta në Hong Kong: Kina kërkon nga Britania e Madhe që të mos përzihet në 'çështjet e brendshme'

Kina ka paralajmëruar Britaninë e Madhe që të mos “ndërhyjë në punët e saj të brendshme” pas një presioni diplomatik në rritje mbi protestat e fundit në Hong Kong, raporton BBC.

Ambasadori kinez në Britaninë e Madhe tha se marrëdhëniet janë “dëmtuar” nga komentet e sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt dhe të tjerëve që mbështetin veprimet e protestuesve.

Liu Xiaoming tha se ata që okupuan ilegalisht Parlamentin e Hong Kongut duhet të “dënohen si shkelës të ligjit”.

Ambasadori u thirr më vonë në Zyrën e Jashtme të Britanis për vërejtjet e dhëna.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha se Sir Simon McDonald, nën sekretar i përhershëm dhe kreu i shërbimit diplomatik, i tha ambasadorit komentet e tij ishin “të papranueshme dhe të pasakta”.

Më parë, kryeministrja Theresa May tha se kishte ngritur shqetësime te udhëheqësit kinezë.

Hong Kongu, që nga viti 1997, ka funksinuar nën Kinën me një marrëveshje “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar asaj një nivel të autonomisë ekonomike dhe lirive personale.