Shpejtim Hysenlekaj në gjykatë. Foto: Kallxo.com

Prokuroria jep detaje për tentim-vrasjen në Strellc të Deçanit

Gjykata Themelore ne Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve Shpejtim Hysenlekajt, të dyshuarit për tentim vrasjen e tre ditëve më parë në Strellc te Deçanit.

Shpejtim Hysenlekaj dyshohet se më 26.8.2018, në Strellc të Deçanit, për shkak të disa problemeve të mëparshme familjare, kishte shkuar te shtëpia e të dëmtuarit dhe pasi kishin biseduar mes vete kishte nisur një përleshje fizike.

Prokuroria pretendon se gjatë përleshjes, Hysenlekaj kishte nxjerrë briskun nga çanta dhe e kishte goditur një here në stomak të dëmtuarin, i cili me shufër metalike e kishte goditur të pandehurin në kokë. Përleshja nuk ishte ndalur këtu meqë i pandehuri me te njëjtin brisk e kishte goditur në stomak disa herë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sot u mbajt seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së paraburgimit.

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te-dyshuarin-e-tentim-vrasjes-ne-strellc/

KALLXO.com, kishte raportuar për incidentin tre ditë me parë.

https://kallxo.com/tentim-vrasje-ne-strellc-te-decanit/