Pamje nga votimet për kryetar të Komunës së Drenasit - Foto: KALLXO.com

Prokuroria Interviston dy Zyrtarë të NISMA-s në Drenas

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga prokurori Ilaz Beqiri.

Sipas tij, pas deklaratave të dhëna në media, prokuroria ka iniciuar rast dhe i ka intervistuar dy zyrtarët e NISMA-s në cilësinë e dëshmitarëve.

“Nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë konkrete se kush ka blerë vota megjithatë ne jemi duke zhvilluar hetime”, ka thënë Beqiri.

Ai shtoi se prokuroria është e interesuar t’i shkojë deri në fund këtij raportimi duke thënë se “do të vihen para përgjegjësisë edhe ata që shpërndajnë dezinformata”.