Foto-ilustrim

Prokuroria identifikoi të dyshuarin për vrasjen në Prishtinë

Prokurorja e rastit Bukurije Gjonbalaj ka thënë për KALLXO.com se në vendin e ngjarjes janë mbledhur prova në lidhje me vrasjen që ka ndodhur sot në Prishtinë.

“ Prokuroria ka identifikuar edhe personin por edhe veturën nga e cila është gjuajtur me armë Deri më tani këto disa janë zhvillimeve. Nuk mund të themi se kemi arritë t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë dhe provat Rasti do të vazhdojë të hetohet”, tha ajo.

KALLXO .com ka raportuar në lidhje me vrasjen në Prishtinë.

Policia e rajonit të Prishtinës treguan se viktima është me inicialet A.J.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e këtij rajoni.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

 

https://kallxo.com/arrestohet-personi-i-dyshuar-per-vrasjen-ne-prishtine/