Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Prokuroria: Asnjë Rast Penal Gjatë Rivotimit në Istog

Prokurori i Shtetit njofton se deri në ora 20:30, në rivotimin për kryetar të komunës së Istogut, janë raportuar vetëm 4 raste lidhur me këtë proces zgjedhor.

Pas marrjes së informatave se një anëtar i një subjekti politik në Istog ka dhënë para për të blerë vota, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari, ndërkaq rasti është iniciuar me raport të veçantë për procedim të mëtejshëm.

Ndërkaq, pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët, të cilët kanë përcjellë për së afërmi procesin e rivotimit për komunën e Istogut, rezulton se nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se do të vazhdojë ta përcjellë situatën deri në përfundim të procesit zgjedhor si dhe për çdo rast do të njoftojë opinionin.

http://kallxo.com/lirohet-dyshuari-per-blerje-votash-ne-istog/

Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut votuan sot për kryetarin e tyre.

Në garë ishin Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.

Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.

http://kallxo.com/rezultati-zyrtar-i-istogut/

Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.