Arkiv: Sylë Hoxha. Foto: Kallxo.com

Prokurori Hoxha: Arrestimet për rastin Ivanoviq, nuk ndërlidhen me taksën ndaj Serbisë

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha tha se aksioni policor për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe nuk kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend, pas takës së vënë prej 100 për qind për produktet e Serbisë.

Hoxha tha se arrestimet kanë ardhur në bazë të hetimeve dhe se nuk e kanë ditur se çfarë do të ndodhë në aspektin politik.

“Ne si Prokurori kemi ardhur deri në atë shkallë që nuk kemi pasur mundësi tjetër të veprimit. Kjo ka qenë. I kemi shtjerr të gjitha mundësitë tjera që të vijmë deri të vërtetimi i gjendjes faktike. Kështu që e kemi përdorur edhe këtë masë ligjore procedurale. Ne nuk kemi mundur as nuk mund ta dimë kur qeveria ko me vu taksa, kur ko me heq, apo kur do të zhvillohet ndonjë takim i niveleve qeveritare politike”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Prokuroritë kanë punuar dhe punojnë sipas programit dhe agjendës së tyre.

“Ne jemi të pavarur në punën tonë”, përfundoi Hoxha.

LINK