Policia në veri - 28.05.2019 3

PSD: Aksioni i sotëm i Policisë, i duhur por i vonuar

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu e ka quajtur aksionin e sotme të Policisë në veri të vendit si të vonuar.

Ai përmes një statusi në Facebook këtë aksion të Policisë në komunat veriore të Kosovës e ka quajtur të vonuar.

“Çdo aksion kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës sikurse ky i Policisë së Kosovës në komunat veriore të Kosovës, jo që është i duhur, por është i vonuar”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Megjithatë, PSD thotë se e mbështesin dhe e konsiderojnë të qëlluar këtë aksion të Policisë.

“Ka 20 vite që në këtë pjesë të vendit krimi e kontrabanda zhvillohen lirshëm, e madje duke qenë të përfshirë në të edhe zyrtarë policorë e doganierë. Prandaj, e konsideroj këtë ndërhyrje të organeve të shtetit si hap të qëlluar”, ka shkruar tutje Sejdiu duke kërkuar që ta mbështesin njëri tjetrin.

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion në veri të vendit ku janë arrestuar disa zyrtarë shtetëror me dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com, ka edhe policë të plagosur pas rezistencës nga disa grupe në veri të vendit.

Dardan Sejdiu per aksionin e Policise ne veri te vendit