Specialët në veri, bastiset shtëpia e Milan Radoiçiqit

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ai është kërkuar me urdhër të prokurorit në kuadër të një operacioni arrestimesh që ka të bëjë me vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, nuk ka pranuar të konfirmojë nëse shtëpia e Radoiçiq ka qenë cak i Policisë.

Ai ka thënë se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit ndërsa një i katërt për shkak të pengimit të policisë në kryerjen e detyrave të tyre.