Prizren, arrestohet pasi sulmon një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që ai dyshohet se e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një grua.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Vlashnje në Prizren rreth orës 22:45.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.