Presidentja Dënon Incidentin e Gorazhdevcit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi incidentin e djeshëm në fshatin Gorazhdevc të Pejës në të cilin me disa të shtëna me armë zjarri janë qëlluar monumenti i fshatit, disa shtëpi dhe një makinë, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

“Dënoj incidentet në fshatin Gorazhdevc. Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë. Policia e Kosovës dhe organet e rendit tashmë janë mobilizuar për të sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë dhe ftoj qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Presidentja Jahjaga.