Dekorimi i komandantit të KFOR-it - Foto: Facebook

Presidenti Dekoron Komandantin e KFOR-it në Largim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot komandantin e KFOR-it në largim, gjeneralin Giovanni Fungo, me “Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë”.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Thaçi ka thënë se gjeneralin Fungo e ka dekoruar për kontributin tij për paqen në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

“Mirëpres bashkëpunimin me komandantin e ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti e dekoroi gjeneralin italian gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

http://kallxo.com/foggo-transformimi-fsk-se-ndryshim-te-kushtetutes/

Tanimë ish komandanti i 21-të i KFOR-it Giovanni Fungo ka thënë se gjatë 15 muajve të qëndrimit të tij në Kosovë për ta kryer misionin e tij me sukses i është dashur që ta njihte më shumë këtë vend.