Shefqet Kamberaj duke u dërguar për t'u marrë në pyetje. Foto: Kallxo.com

Policit të Dyshuar për Vrasjen e Ilmi Lufajt i Vazhdohet Paraburgimi

Shefqet Kameraj, pjesëtari i Policisë së Kosovës, i dyshuar për vrasjen e Ilmi Lufajt muajin e kaluar në Deçan, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që Kamerajt t’i vazhdohet paraburgimi edhe për 60 ditë tjera.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvana Bukleta.

Zyrtari policor Shefqet Kameraj dyshohet se më18 maj, rreth orës 2:00 të mëngjesit, ka qëlluar me armë Ilmi Lufajn nga Strellcii Ulët i Deçanit, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në Deçan, afër Stacionit Policor.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për vrasjen e Ilmi Lufajt.