Policia sulmohet në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar dy persona për sulm ndaj personave zyrtarë.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një mosmarrëveshje mes dy personave me tre zyrtarë policorë.

Zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin sprej ndaj një qytetari, i cili ka kundërshtuar bartjen e veturës së tij nga automjeti për tërheqjen e veturave (merimanga), pas konfiskimit nga policia për parkim të parregullt.

Për këtë rast, policia gjatë ditës së djeshme i kishte thënë KALLXO.com, se një person ishte arrestuar dhe ishte liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin e policisë, thuhet se këta të fundit kanë arrestuar edhe personin e dytë të invovluar në këtë rast.

Edhe i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit të të dyshuarve ku më pas ka marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

https://kallxo.com/video-policia-perdor-sprej-per-ta-arrestuar-nje-person/