Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Policia në Prizren zbaton planin operativ 'Vozitja e automjetit nën ndikimin e alkoolit'

Drejtoria Rajonale në Prizren, përkatësisht njësia e komunikacionit rrugor, në kuadër të aktivitetit dhe planit vjetor, këtë javë ka realizuar planin operativ “Vozitja e automjeteve nën ndikim të alkoolit”.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsej 18 pika kontrolli në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar gjithsej 267 automjete, ka kontrolluar 237 persona, ku nga këta persona 63 persona kanë rezultuar nën masën 0.50 promila,  26 persona me ndikim të alkoolit mbi 0.50 promila.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se në kuadër të këtij plani ndaj  26 personave është shqiptuar gjobë dhe masa mbrojtëse gjashtë muaj ndalesë vozitje dhe konfiskim i patent shoferit.

“Me dokumentacion të Kosovës gjoba mbrojtëse janë shqiptuar për 13 shtetas të Kosovës, ndërsa janë shqiptuar masa mbrojtëse edhe për 13 persona me dokumenta të huaj”, njofton policia në Prizren, duke bërë apel tek të gjithë pjesmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshmëm, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përqendrohen në ngasje të sigurtë.

Plan operativ për kontrollimin e shoferëve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ka filluar së zbatuari edhe policia në rajonin e Gjakovës.