Qindra të arrestuar, dhjetëra armë të konfiskuara e afër një mijë lokale të kontrolluara vetëm për një muaj nga Policia

Vrasjet e shpeshta që ndodhën në fillim të muajit gusht bën që Policia e Kosovës të filloj së zbatuari një urdhër operativ (UO) që vendosën ta quanin “Goditja”.

Zyrtarë të shumtë policor u angazhuan në këtë urdhër, e qëllimi i përbashkët ishte shtimi i masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve përfshirë këtu lokale hoteliere, bare nate, kafiteri e të tjera.

Ky urdhër operativ ka tash e një muaj që po zbatohet në gjithë vendin, e Zyra për Informim e PK-së sot njoftoi për rezultatet që ka sjellë ky UO.

Detyrat që iu caktuan policëve ishin shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale.

Që nga 8 gushti 2023 e deri më 6 shtator 2023 numri i patrullimeve që ndodh në këto në zona urbane është 14 mijë e 417 patrullime, numri i pikave të kontrollit të automjeteve është 12 mijë e 511, ku prej tyre 3 mijë e 274 ishim me radar ose alkool-test.

Gjatë këtij muaji policia kontrolli 72 mijë e 386 vetura, 966 lokale, arrestoi 234 persona, konfiskoi 77 revole e 13 armë të gjata e gjithashtu konfiskoi 2 mijë e 376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia ka thënë se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit.