Foto: Policia e Kosovës

Policia shqiptoi 164 gjoba për kundërvajtje gjatë kontrollit të autobusëve

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, ka njoftuar se është duke zhvilluar një plan operativ nga data 5 gusht për kontroll të transportit publik të udhëtarëve.

Sipas Policisë, në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri  i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtarëve.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në komunikatë.

Tutje sipas Policisë, gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht  mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë.