Policia e Kosovës gati për zgjedhjet e së dielës

Policia e Kosovës ka realizoi sot një takim zyrtar lidhur me planifikimin dhe angazhimin e zyrtarëve policorë në zbatim të planit operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021”, që mbahen të dielën.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka njoftuar se gjatë këtij nën drejtimin e drejtori të përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtuesve tjerë të lartë të Policisë së Kosovës është janë prezantuar planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Sipas njoftimin drejtori Mehmeti, gjatë këtij takimi ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ dhe koordinimit të nivelit qendror dhe lokal sigurohet një ambient i qetë në ditën e zgjedhjeve.

“Implementimi i katër fazave operacionale, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu behet ditur se Policia do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe të institucioneve të tjera të angazhuara në këtë proces.

“Janë paraparë masat e nevojshme rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në njoftimi e policisë.

Policia inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, gjithnjë duke zbatuar masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë ‘COVID-19’.