Policia ia gjen katër thika një personi

Policia ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet më saktësisht te rrethi i madh në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme, në një pikë kontrolli ka ndaluar një person si të dyshuar ku gjatë kontrollimi i kanë gjetur katër thika.

Në raport thuhet se thikat janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është arrestuar.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.