Policia e Kosovës në Shkodër gjatë ndeshjes Kosovë-Kroaci | Foto e ardhur në KALLXO.com

Policia e Kosovës Ofron Siguri në “Loro Boriçi”

Policia e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë do të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes dhe udhëtimin  tifozëve drejt stadiumit.

Lajmin e dërgimit të policëve kosovarë në Shkodër e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Duke pasur parasysh që si rezultat i ngjarjes që potencuat dhe lëvizjeve të njerëzve që parashihen të ndodhin, ne kemi realizuar takime paraprake përgatitore me autoritetet e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe bazuar në bashkëpunimet e vazhdueshme reciproke është planifikuar mbështetja me Njësi Speciale Operative dhe Njësiti i Trafikut të Policisë së Kosovës,” tha Hoxha.

Kosova zhvillon sot në Shkodër ndeshjen e parë zyrtare si vendase përballë Kroacisë për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

policia e kosoves ne shkoder 1