Foto: Ilustrim

Policia e gjobit, i dyshuari sulmon tre policë

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar tre zyrtarë policor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Drenas.

Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte shkaktuar një aksident trafiku dhe policia i kishte shqiptuar një kundërvajtje në trafik.

I dyshuari pas shqiptimit të gjobës, në shenjë pakënaqësie e ka refuzuar kundërvajtjen duke i ofenduar e sulmuar zyrtarët policor.

Tre zyrtarët policor të cilët u sulmuan nga i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

Pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti është dërguar në mbajtje.