Pika Kufitare Jarinjë | Foto: Beta

Policia Arreston Shtetasit Serbë për Marijuanë

Gjatë ditës së djeshme me anë të një plani, policia ka arritur që të vëjë në pranga dy të dyshuar shtetas serbë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konsifkuar 24 paketime me substancë narkotike të llojit marijuanë.

Lidhur me arrestimet është njoftuar edhe njësiti antidrogë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këto arrestime, ndërsa sipas raportit 24 orësh rasti është në procedurë.

KALLXO.com ka mësuar se përveç këtyre dy arrestimeve, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një tjetër shtetas serb për narkotikë.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksione të policisë kundër drogës.