Droga e konfiskuar | Foto: Kallxo.com

Aksioni i Policisë: Gjetja e Drogës në Tavolina dhe Dërrasa

Aksionet e policisë të zhvilluara gjatë muajit prill në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe disa lokacione të Ferizajt u shfaqën në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë këtyre aksioneve Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e mbështetur nga policë specialë arriti të zbulojë dhe konfiskojë 820 kilogramë narkotikë që dyshohjet të jenë të llojit marijuanë.

Nga pamjet e shfaqura u pa se droga e konfiskuar ishte fshehur në pjesët e brendshme të shumë tavolinave dhe dërrasave dhe në disa raste në shtëpi të pabanuara.

Këtë sasi narkotikësh, bashkë me mjetet në të cilat u gjet, automjetet policore e bartën në ambientet e siguruara nga policia nën masa të rrepta sigurie.

Në Rubrikën “Policia” edhe në disa raste tjera janë shfaqur aksione kundër drogës të forcave të rendit.

http://kallxo.com/aksioni-policia-ndalon-veturen-ne-te-cilen-gjen-narkotik/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/

http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/

http://kallxo.com/aksioni-policise-zbulimi-laboratorit-te-marijuanes/