Foto: Ilustrim

Policia arreston 21 vjeçarin për plagosjen e 18 vjeçares në Istog

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Pejës, është arrestuar 21 vjeçari me inicialet V. H, pasi që i njëjti dyshohet se më 21 qershor, rreth orës 08:45 kishte plagosur 18 vjeçaren me inicialet M. M.

Viktima ka pësuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital.

I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohej nga policia.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës  19:30 pas hetimeve intensive dhe pranimit të informatës, policia ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Orroberdë të Istogut, me ç’rast kanë bërë arrestimin e personit të dyshuar për veprën e vrasjes në tentativë.

Me rastin e kësaj vepre janë duke u marr Hetimet Rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes dhe 21 vjeçari është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit.