Lapidari i Enver Zymberit

Policët vrapojnë në nderim të Enver Zymberit

Sot bëhen shtatë vite nga vrasja e policit Enver Zymberi.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se me rastin e kësaj dite do të organizoj vrapim rrugor.

Ky aktivitet pritet të mbahet sot në qytetit e Mitrovicës dhe fillon para ndërtesës së komunës.

Ndryshe vrapimi tradicional “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit”, është mbajtur edhe në vitet e kaluar.

Kurse këtë vit organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Federatën e Atletikes së Kosovës, Klubet e atletikës “Trepça”,”Trepça’89” dhe “Mitrovica” si dhe Policinë e Kosovës.

Ndërsa në këtë vrapimin rrugor në përkujtim të 7 vjetorit të rënies heroike të policit Enver Zymberi pritet pjesëmarrja e më se 500 atletëve nga mbarë trevat shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Vrapimi tradicional “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit 2018”, mbahet sot, e enjte, 26.07.2018, me fillim në ora 18:00 dhe fillon para ndërtesës së komunës në Mitrovicë.