Poetja Naime Beqiraj fiton çmimin e parë në Edicionin e 36-të të ‘Takimeve të poeteshave shqiptare’

Poezia “Mosbindje femërore” e Naime Beqiraj është shpallur poezia më e mirë e edicionit të 36- të Festivalit të Poezisë, ‘Takimet e poeteshave shqiptare’, i cili po mbahet në Vushtrri.

Çmimin e dytë e mori Medina Pasoma për poezinë “Emri yt”, kurse poetet Blerina Terbunja dhe Zade Kuçi ndanë çmimin e tretë.

Poetes së re Sadije Krasniqit iu nda çmimi i debutuese më të mirë, ndërkaq çmimin “Mysafir nderi” shkoi për fotografin dhe poetin vushtrrias, Nesim Spahiun.

Vlerësimi i poezive garuese në edicionin e 36-të të këtij aktivit është bërë nga një juri në përbërje të Vehbi Miftari, Elmaze Zaimi dhe Donikë Gashi.

Festivali do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të sotme me aktivitete të ndryshme.