Foto-ilustrim

Plagoset 55 Vjeçari në Skenderaj

Në një njoftim të Policisë së Rajonit të Mitrovicës thuhet se ngjarja në fillim ishte raportuar për të shtëna me armë dhe plagosje.

“Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima M. M. 55 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Drenas, ku më pas është transferuar për në QKUK,” thuhet në njoftim.

Si prova materiale policia ka konfiskuar dy armë-një pushkë automatike dhe një armë gjuetie.

Sipas njoftimit me autorizimin e prokurorit kompetent, hetimet i kanë nisur hetuesit rajonalë nga Njësia e Krimeve të Rënda.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara nga ana e dëshmitarëve, policia ka identifikuar  katër personave të dyshuar, të cilët më vonë janë arrestuar, Z. Xh. 68 vjeçar, B. Xh. 82 vjeçar, M. Xh. 31 vjeçar dhe E. M. 30 vjeçar.

Nga hetimet e para dhe nga deklaratat dyshohet se veprës penale i ka paraprirë një zënkë në mes të njërit nga të dyshuarit dhe viktimës.

“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari B. Xh. është liruar për procedurë të rregullt,” thuhet më tutje në njoftim.

Rasti është regjistruar dhe po hetohet si vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.