Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Pesë të Ndaluar Lidhur me Procesin Zgjedhor

Prokuroria e Republikës së Kosovës njofton se deri në ora 19:00 në tërë territorin e vendit janë raportuar tri raste me pesë persona të ndaluar lidhur me procesin e sotëm zgjedhor.

“Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodi Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Dy persona tjerë janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale nga neni 214, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë Zgjedhjeve”, dhe neni 216, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, “Keqpërdorimi i drejtës së votimit” i Kodi Penal të Republikës së Kosovë.

Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, ndërsa dy të fundit nga Komuna e Mamushës.

Prokuroria njofton po ashtu se gjashtë personat e ndaluar në Mitrovicë të Jugut, të dyshuar se kanë kryer veprën penale – asgjësimi i dokumenteve të votimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.